Pas Prokurori i Përgjithshëm një tjetër gjyqtar ka shpërthyer ndaj ambasadorit Lu për refuzimin e vizës për në SHBA. Gjyqtarit të Tiranës, Artan Lazaj duket se i është refuzuar nga Ambasada Amerikane.
Ai ka shpërthyer ndaj SHBA-ve dhe ambasadorit Lu pasi ka mësuar se i është refuzuar viza.
Gjatë një replike me gazetarin invesitgativ Artan Hoxha në rrjetin social "Facebook”, ai shkruan: “Artan, e thënë në këto momente nga Ambasadori duket e pabesueshme.
Pse pikërisht sot, që shkroi shqetësimin Prokurori, apo e ka kapur zakoni shqiptar.
Ka ardhur momenti që boll më me misticizma e hidhu pirdhu, po çdo njeriu duhet t’i vihet festja, nga më i madhi e deri më i vogli, vendas apo i huaj.
Ky misticitet në revokimin e vizave nuk më pëlqen fare. Kontrolli bëhet në momentin e dhënies së vizës e mandej po shkel rregullat e atij vendi apo përbën rrezik për atë vend mund të revokohet.
Secilit që iu është revokuar duhet t’i jepet një qëndrim personal e jo kështu në përgjithësi “kemi informacion”.
Besoj nuk janë ISIS të refuzuarit, por njerëz të nderuar të këtij kombi që me të mirat e të këqiat kanë dhënë kontribute më shumë se çdo politikan në jetë.
Kështu mbeten të pabesueshëm. Kjo nuk do të thotë që veprimet e nxituara të ambasadorit më kanë shuajtur dashurinë për USA, përkundrazi ma ndezën më tepër”, shkruan Lazaj.



