Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PD, tha në Mcn Live se tashmë është vërtetuar teza se Bashkia e Tiranës është drejtuar nga dyshja Rama dhe Veliaj.
Sipas Telitit në bashki kanë ndryshuar drejtorët dhe emrat, por interesat kanë mbetur të njëjtat.
“Praktikisht po ndodh e njëjta gjë që ndodhte më parë kur e drejtonte Veliaj fizikisht. Teza që kemi ngritur në të kaluarën që kryetar i bashkisë Tiranë ishte dyshja Rama-Veliaj, tashmë është vërtetuar. Zv.kryetarja e Bashkisë ka marrë kompetencat e Veliajt prej 3 muajsh dhe ka bërë një shfarosje të stafit të Veliaj, ka ndryshuar të gjithë drejtorët e përgjithshëm, ka ristrukturim të bashkisë, por punët dhe interesat janë të njëjtat. Ky inceneratori që s’ekziston a paguhet nga Aneula Ristani. Ato tenderat pa garë bëhen po njësoj edhe sot. Makinat e pastrimit që hedhin ujë në rrugët e Tiranës s’i shohim. Lejet e ndërtimit jepen po njësoj. Kanë ndryshuar vetëm emrat. Nuk është më Veliaj, por ka ngelur kryeministri Rama. Që kur u arrestua Veliaj duhet të jepte dorëheqjen, t’u hapte rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nga ana ligjore bëhet ky debati ligjor, ka apo s’ka të drejtë kryeministri dhe Këshilli Bashkiak që ta shkarkojë. Legjislacioni thotë që nëse kryetari mungon për 3 muaj Këshilli Bashkiak ka të drejtë ta shkarkojë, por fillon debati që është mungesë me arsye pa arsye, që e shtyn katrahurën të agravohet”.



