Llojet e ngrohëseve për shtëpitë/ Inxhinieri Duleviç rekomandon ngrohëset me kalorifer: Janë më ekonomike

Llojet e ngrohëseve për shtëpitë/ Inxhinieri Duleviç rekomandon ngrohëset me kalorifer: Janë më ekonomike

Me ardhjen e sezonit të ftohtë, qytetarët përballen me dilema mbi mënyrën më të përshtatshme për ngrohjen e banesave: me avull, dru apo energji elektrike.

Inxhinieri elektrik Azemir Duleviç, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ndan disa këshilla për përzgjedhjen e ngrohëseve shtëpiake. 

Ai thekson se ndër opsionet më ekonomike dhe efikase janë ngrohëset me kalorifer.

Termoizolimi është kushti bazë për ngrohje efikase.  Para se të mendohet lloji i ngrohjes, qytetarët duhet të sigurojnë, termoizolim të mirë të banesës, dritare dopioxham të mbyllura hermetikisht, eliminimin e hyrjes së ajrit të ftohtë nga jashtë.

Nëse nuk ke termoizolim, asnjë lloj ngrohëseje nuk është efikente, pavarësisht modelit apo teknologjisë. 

 Vetëm pasi sigurohet izolimi, mund të vendoset për mënyrën e ngrohjes.

Sipas inxhinierit, ngrohëset elektrike janë më ekonomike dhe kanë rendiment 100%, megjithëse shpesh nuk mbulojnë mirë dhoma të mëdha nëse nuk kanë fuqi të mjaftueshme.

Ngrohëset kryesore elektrike ndahen në tre kategori, ngrohëset me ventilator, kryesisht fryrëse, ngrohin shpejt por thajnë ajrin. Ngrohëset me rezistencë, rrezatimi ngroh drejtpërdrejt, por mund të kenë konsum më të lartë dhe ngrohëset me kalorifer (me vaj) janë më efikaset dhe më të shëndetshme për ajrin e dhomës.

Ngrohëset me kalorifer ngrohin më mirë ambientin, nuk e thajnë ajrin, funksionojnë në mënyrë ekonomike dhe çmimi i tyre është i përballueshëm për shumicën e familjeve. 

Nuk i preferoj ngrohëset me gaz për shkak të rrezikut të rrjedhjeve, mundësisë së shpërthimeve, rritjes së rrezikut të zjarrit në ambientet e mbyllura.

Këshilla për përdorimin e sigurt të ngrohëseve: mos mbani ndezur për shumë orë një ngrohëse me rezistencë, zgjidhni pajisje me termostat ose timer, që fiket automatikisht kur arrin temperaturën e caktuar. Si dhe mos vendosni temperaturën në maksimum, pasi rrit konsumin e energjisë dhe mund të dëmtojë rrjetin elektrik.

Duleviç tregon se çfarë gabimesh bëhen zakonisht me përdorimin e kondicionerëve. 

Shumë njerëz, sapo futen në shtëpi, vendosin temperaturën e kondicionerit menjëherë në maksimum. Kjo është një praktikë të gabuar.

Temperatura duhet rritur gradualisht, në vlerat 20-22°C, pasi një ndryshim i menjëhershëm është joefikas dhe rrit konsumin e energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy