‘Junction Hackathon’/ Minaj: Të rinjtë shqiptarë kanë potencial, grupi fitues do fitojë 3 mijë euro dhe një golden ticks

‘Junction Hackathon’/ Minaj: Të rinjtë shqiptarë kanë potencial, grupi fitues do fitojë 3 mijë euro dhe një golden ticks

Borana Minaj, menaxhere marketingu, e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me eventin global ‘Junction Hackathon’ i cili vjen për herë të parë në Ballkan, kryesisht në Tiranë.

Ajo tha se ky është eventi i parë teknologjik që do të hapë Piramidën, ndërsa theksoi se ai do sjellë inovatorë, zhvillues, dizajnerë dhe profesionistë të teknologjisë.

Sipas saj ky event është një pikë aksesi për talentet e rinj të teknologjisë nga gjithë bota ndërsa theksoi se pjesëmarrësit shans për të fituar 3 mijë euro.

Është një event global të cilin e kemi sjellë nga Finlanda në Shqipëri. Është një event global i cili zhvillohet në të gjithë botën, në Azi, Amerikë është kudo dhe së fundmi dhe në Evropë, por Ballkani nuk është prekur asnjëherë. Menduam që unë dhe motra ime pse të mos sjellim diçka të tillë në Shqipëri dhe e realizuam. Organizata ishte e lumtur që të do vinte në Shqipëri dhe zgjodhëm Piramidën e cila do hapë dyert për këtë event, në bashkëpunim dhe me bashkinë. Do jetë një aktivitete 48 orë, ndërsa sot është dita e fundit e regjistrimit.

Shpresojmë të kemi diçka produktive që dhe ne të prezantohemi mirë në Finlandë sepse të rinjtë shqiptar kanë potencial. Do jenë 120 veta për shkak të kapacitetit, do i ndajmë në grupe dhe secili nga këta do krijoj një program që partnerët tanë do japin. Programuesit do zgjedhin sfidën e këtyre partnerëve. Pjesëmarrësit kanë shansin për të fituar 3 mijë euro. Nëse projekti i tyre del i mirë do mund të rekrutohen nga këto kompani prestigjioze.

Tek eventi global do jenë vetëm grupet fituese nga të gjitha vendet, pra më të mirët dhe shpresoj që dhe Shqipëria të ketë diçka produktive. Nuk kemi vendosur një limit moshe sepse ka shumë të talentuar, por me benifet do ishte të vinin ata master që kanë njëlloj eksperience. Kemi menduar që në grup të jenë deri në 5 persona që të plotësojnë njeri-tjetrin. Mjafton të kenë dëshirë dhe kreativitet në projektin e tyre dhe sa më bukur ta prezantojnë atë. Tema do jetë nuk mund të vijnë me një projekt të tyren.Kemi zgjedhur më të mirët e teknologjisë dhe duke qenë se kjo përfshin Ballkanin kemi marrë dhe nga Kosova, Mali i zi, Maqedonia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy