Transporti publik/ Mema: Zotimet e Veliajt dhe Këlliçit të realizueshme. Shpresojmë të mos jenë premtime fushate!

Transporti publik/ Mema: Zotimet e Veliajt dhe Këlliçit të realizueshme. Shpresojmë të mos jenë premtime fushate!

Kreu i shoqatës urbane dhe interurbane Dashnor Mema, duke folur në MCN Live i konsideroi të bëshme premtimet e Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit në lidhje me transportin publik në Tiranë. Megjithatë Mema tha se shpreson që premtimet të mos mbeten vetëm në kuadër të fushatës. Mema tha se korsitë e dedikuara, përmirësimi i kushteve do t’i shtynte njerëzit drejt përdorimit të transportit publik dhe jo makinave personale.

Ne pritnim që në fokus të ishin zhvillimet që do prekin transportin në vazhdimësi. Secili nga kandidatët ka shpalosur platformat e veta, për transportin publik, që është sektori më jetik. Këlliçi ka premtuar një transport publik falas, ndërsa kryetari në detyrë ka thënë se do bëhen korsi të dedikuara, korsi të shpejta. Secila nga politikat është e mirëpritur nga operatorët. Ne kemi kërkuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe në aspektin financiar. Me sa duket të dy kandidatët kanë si qëllim të bëhet diçka e mirë me transportin. Kanë ndërthurur platformat e veta. Sa janë të mundshme, kjo mbetet për t’u parë. Na prag fushatash kemi parë premtime dhe në vazhdim s’është bërë diçka konkrete. Shpresojmë që të bëhet. Operatorëve në këtë moment u intereson shërbimi, të kenë autobusë me kapacitet të plotë, një flotë më të mirë.

Edhe Prishtina në kohën e pandemisë kishte një eksperiment të tillë, ku transporti publik ishte pa pagesë. Në momentin që ti e subvencionon transportin, i lehtëson barrën fiskale. Nuk shqetësohet vetëm bën shërbimin. Krahas transportit falas duhet të ketë edhe një suport financiar që të përmirësohet flota e mjeteve. Operatorëve s’u intereson më që të kenë konkurrencë me njëri-tjetrin dhe do fokusohen te shërbimi. Nëse do të futet kategoria e pensionistëve që të udhëtojnë falas, ka një faturë. Nuk duhet të ngarkohen operatorët, nëse subvencionohet është e mirëpritur. Korsitë e dedikuara janë të mundshme, duhet vullnet i mirë për t’i bërë. Në segmente të caktuara ka parkim makinash dhe ka hapësirë për t’i bërë. Ka ndikim te qytetarët sepse autobusët do udhëtojnë më shpejt. Udhëtarët do kenë një orientim të tyre drejt transportit publik, nëse ofrojmë kushtet. Nuk do ketë përdorim në masë të makinave personale. Do ndikonte edhe te xhepi i qytetarëve duke ulur kostot. Shpresoj që të mos mbetet në prag fushate, por kushdo që të fitojë, pak rëndësi ka, të ketë një shërbim më të mirë për qytetarët. Korsitë e dedikuara janë të bëshme dhe platforma e z.Këlliçit është i bëshëm, mjafton riorganizimi i taksave. Kemi kërkuar një gërshetim mes infrastrukturës dhe subvencioneve financiare. Ka nevojë për tabela, për një sistem që të tregojë sa vonohen autobusët”.

Ai tha se do të çohen propozime për rritjen e masës së gjobave për shoferë të papërgjegjshëm që konsumojnë alkool.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy