Bashkia e Tiranës: Abonetë për autobusë i merrni pranë kioskave të stacioneve (VIDEO)

Bashkia e Tiranës: Abonetë për autobusë i merrni pranë kioskave të stacioneve (VIDEO)

Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot të gjithë qytetarët që blejnë abone të përgjithshme apo të linjës për muajin nëntor.

 Bashkia njofton se për të blerë abonetë, qytetarët duhet ti tërheqin pranë kioskave në stacionet e autobusëve përkatëse në kryeqytet, dhe se secili duhet të vendosë foton në abonenë e blerë, emrin dhe mbiemrin.

Pajisja me abone bëhet në pikat e hapura posaçërisht, siç janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9- katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish-7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha.

NJOFTIMI:

Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9- katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish- 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”. Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy