Përfundon seanca/ Prokuroria pa datë për përfundimin e hetimeve ndaj Thaçit e të tjerëve

Përfundon seanca/ Prokuroria pa datë për përfundimin e hetimeve ndaj Thaçit e të tjerëve

Prokuroria e Dhomave të Specializuara nuk ka dhënë sot datë për përfundimin e hetimeve së seancën e radhës paragjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Prokurori ka thënë se është në interes që hetimet të mos ndërpriten për shkak se sipas tij mund të paraqiten dëshmitarë të rinj.

“Lidhur me pyetjen nëse ka datë për përfundimin e hetimeve dua të theksojë se këto përcaktohen nga procedurat e provave, përdorimi i deklaratave. Kjo siguron që përgatitja e shpejtë të mos ndërpritet, kjo përputhet edhe me përvojën e tribunaleve që hetimet të vazhdojnë. Kjo ka interes pse duhet hetimet të vazhdojnë duke u nisur nga shtimi i dëshmitarëve që deri tash kanë pasur frikë për dorëzimin e materialeve që kanë qenë të fshehura”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk janë në gjendje të japin një datë për përfundimin e hetimeve, pasi kjo do të ndikonte në objektivin e tyre”.

Prokurorja e ZPS-së ka thënë se tashmë i kanë kthyer përgjigje ekipit mbrojtës të presidentit Hashim Thaçi në kërkesën që ai të lirohet përkohësisht.

“Sa i takon mocioneve paraprake ne nuk shikojmë ndonjë bazë sa i takon shtyrjes. Sa i takon kërkesës për mocionet për lirim të përkohshëm, prokuroria është kundër këtyre kërkesave, dhe fuqimisht ne e kemi parashtruar dje përgjigjen tonë sa i përket z. Thaçi, e kemi dhënë këtë përgjigje dje brenda afatit”, ka thënë ajo.

Në këtë seancë është diskutuar edhe për fillimin e procesit gjyqësor. Palët mbrojtëse kanë thënë se ju duhen më së paku 18 muaj që të kryhen përgatitjet.

“Për sa i takon vlerësimit se kur do të jenë në gjendje ta parashtrojnë dosjen gjyqësore, në këto rrethana do të ishim të përgatitur ta parashtronin dosjen para gjyqësorit në fillim të korrikut”, ka thënë ai.

12:31h- Replika në Speciale mes Prokurores dhe mbrojtjes së Thaçit/ Hooper: Specifikojeni, është krim lufte apo kundër njerëzimit!

Ka filluar seanca e re e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Në fillim të kësaj seance, gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar që palët të tregojnë nëse ka ndonjë parregullsi në lidhje me provat e nxjerra dhe të përcjellura nga prokuroria te mbrojtja.

Më pastaj ka pasur replika ndërmjet prokurores së Speciales dhe avokatit të Thaçit, i cili paraprakisht i kishte paraqitur disa vërejtje.

Prokuroria në Hagë ka bërë me dije se i janë dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese!

"Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, përvec kësaj kemi nxjerrë materialet mbështetëse të aktakuzës dhe kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t'ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Paketa e parë u prezantua në 10 dhjetor, por për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik", tha Prokuroria.

Ajo ka përmendur edhe dy çështje që i ka ngritur ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me llojin dhe burimin e materialit të Prokurorisë.

“Sa i përket llojit të materialit. Prokuroria është përpjekur të japë një pëshkrim domethënës të dokumentit. P.sh. nëse materiali është fotografi apo video-incizim, atëherë në përshkrim përmendet kjo… Sa i përket burimit të informacionit, përsëri nuk duhet një urdhër i gjykatës. Fusha që përmban informacionin për burimin e informacionit është qartësisht e shënuar”, ka thënë prokurorja.

Avokati i Presidentit Hashim Thaçi, David Hooper,  në përgjigje të deklaratës së Prokurorisë se u janë dorëzuar rreth 3000 dokumente, janë të pamjaftueshme.

"Janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Nuk ka tregues për informacionin që jepet aty, për personin që shikon. Kur thotë për krimet bazë, a është e përshtatshme, çfarë lidhjesh, çfarë sjelljesh. Janë bërë punë në përgjithësi, dhe jo të specifikuara që e kemi ngritur si mbrojtje, Cili i akuzuar, pse nuk e specifikon është krim lufte apo kundër njerëzimit. Duhet të dimë se ku është gjetur dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë", tha avokati i Thaçit.

08:21h-Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi dalin sot në seancën e re para Speciales

Gjykata Speciale në Hagë, sot do të mbajë seancë të re për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të jetë konferencë statusore mbi ecurinë e çështjes, siç ishte mbajtur edhe më 18 nëntor.

Mbrojtja, sipas kërkesës së gjyqtarit të procedurës paraprake, është dashur që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor.

Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.
Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy