Hidhet në erë makina e Alban Bushatit, Druni: Një nga pistat mund të jenë konfliktet për bastet sportive (VIDEO)

Hidhet në erë makina e Alban Bushatit, Druni: Një nga pistat mund të jenë konfliktet për bastet sportive (VIDEO)

Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, në lagjen Rus, ku lënda eksplozive i është vendosur një makine e cila ishte e parkuar.

Lidhur me këtë shpërthim në një lidhje me MCN Live gazetarja Bendis Druni solli disa detaje të reja ku shprehet se automjeti i shpërthyer ishte në pronësi të 37 vjeçarit Alban Bushati.

Ajo tha se në deklaratën e tij para policisë ai ka mohuar të ketë konflikte, teksa theksoi se nga burime jo të konfirmuar dyshohet se një nga pistat mund të jene bastet sportive aktivitet që e ka ushtruar më herët.

Jemi zgjuar nga një shpërthim i ndodhur në lagjen Rus në rrugën Martin Camaj në një mjet në pronësi të Alban Bushatit. Nga informacionet e deritanishme dhe deklaratës që ai ka dhënë ka mohuar të ketë konflikte dhe se ka idenë e vendosjes së tritolit dhe se Alban Bushati nuk njihet as si person me procedim penal.

Ka informacione por nuk janë të konfirmuara zyrtarisht se 37 vjeçari është marrë më herët  me baste sportive dhe kjo nuk mund të thuhet me saktësinë se kjo mund të jetë një nga pistat.

Zona ku ka ndodhur është një nga lagjet më kryesoret të Shkodrës dhe më të populluara dhe nuk besoj se do jetë e vështirë për të zbuluar ngjarjen pasi ka shumë biznese dhe kamera të vendosura për të zbuluara autorët.

Policia ka sekuestruar kamerat e zonës përreth dhe po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy