Fëmijët e minoriteteve rrezikojnë të mos regjistrohen në kopshte, shkak mospagesa e faturës së ushqimit

Fëmijët e minoriteteve rrezikojnë të mos regjistrohen në kopshte, shkak mospagesa e faturës së ushqimit

Teksa po cekim fundit e muajit gusht pjesa më e madhe e prindërve kanë mbyllur regjistrimet për ciklin parashkollor dhe klasat e para.

Por prindër të komunitetit rom dhe egjyptian në Elbasan ankohen se nuk po mundin ti regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe kopshte me  drekë.

Sipas tyre drejtoritë e institucioneve arsimore po mbushin vendet e lira nga fëmijët e mazhorancës, duke i diskriminuar.

Gjithashtu nënat në Elbasan kërkojnë përjashtimin nga tarifa e ushqimit, pasi me të ardhurat që kanë nuk e mbulojnë dot koston.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Rome dhe Egjiptiane kërkon më tepër vëmendje për fëmijët që vijnë nga komunitetet pasi vetëm kështu thotë ai do të minimizohej numri i fëmijëve në situatë rruge.

Duke kërkuar të ndiqet modeli i bashkisë Tiranë aktivisti kërkon nga pushteti lokal në Elbasan ti përjashtojë këta fëmijë nga tarifa mujore e ushqimit.

Edhe pse në planin vendor për integrimin e pakicave kombëtare 2019-2022 i cili gjendet në rrjetet sociale bashkia thotë se duhet të përjashtohen nga tarifa e ushqimit fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian në praktikë nuk ndodh kështu.

Madje ka dhe një rekomandim nga Komisioneri kundër diskriminimit që kërkon përjashtimin nga pagesat të fëmijëve nga komunitetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy