Vdekja e Jani Rustemajt, Skëndaj: Kartela në paraburgim nuk ofron panoramë të qartë, s’janë marrë masa që të ekzekutohej vendimi i gjykatës (VIDEO)

Vdekja e Jani Rustemajt, Skëndaj: Kartela në paraburgim nuk ofron panoramë të qartë, s’janë marrë masa që të ekzekutohej vendimi i gjykatës (VIDEO)

Për rastin e 27-vjeçarit Jani Rustemaj, i cili humbi jetën pas arrestimit në 12 prill nga policia për vjedhje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar gjithë procedurën e ndjekur nga institucionet e shtetit duke konstatuar një sërë shkeljesh të rënda.

Lidhur me këtë çështje kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se në bazë të problematikave të evidentuara janë krijuar dyshime se nuk janë marrë masat nga institucionet që të ekzekutohej masa e vendosur nga Gjykata.  

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Skëndaj tha se në kartelën e Jani Rustemajt nuk kishte informacion të qartë, dhe se ajo përmbante vetëm të dhënat mbi vizitën e parë.

Është një rast që KShH e ka monitoruar me mjete të kufizuara sa kohë shtetasi ndodhej në QSUT kur ne kemi monitoruar me 3 vëzhgues, 2 juristë dhe 1 mjek ligjor. Monitorimi është shtrirë në dhomat e sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, në burgun 313 dhe në burgun 302. 

Çështja e parë ka të bëjë me faktin që Rustemaj pavarësisht se i është nënshtruar një ekzaminimi nga mjeku në dhomat e sigurisë, kartela mjekësore nuk ka mundur të reflektojë një panoramë të qartë. Nuk është azhornuar me mjekimet që shtetasi ka marrë kur ka qëndruar në ambientet e dhomave të sigurisë. Është identifikuar se është përdorues i lëndëve narkotike nga mjeku i institucionit për shkak të një marrëveshje që ka me qendrën Action Plus. Por mungonte një protokoll i formalizuar i trajtimit me metadon, që grupi ta shihte se me çfarë itinerari trajtohen këta persona.

 Është e nevojshme të realizohet një analizë toksikologjike për të parë se në çfarë mase janë vartës, është analizë e munguar. Trajtimi bëhej në bazë të një komunikimi mes mjekut dhe qendrës Action Plus. Dhe në kartelë figuronte kontrolli i bërë në 13 prill, 12 orë pasi u vendos në ambientet e sigurisë. 

Bazuar në problematikat që kemi evidentuar, fakti që policia konsideron në raportet e shërbimit që ‘kategori si kjo e shtetasi’, që nuk i referohet minoritetit të cilit i përket, por faktit që është përdorues i lëndëve narkotike (kjo është lënë e nënkuptuar) dhe nga ana tjetër kemi mospërputhje të arsyve të refuzimit nga institucionet e dënimit, kjo krijon dyshime se një shtetas i tillë i gjendur dhe përballë faktit që i përket një komuniteti të margjinalizuar nuk janë marrë masat e duhura që në mënyrë të shpejtë  dhe të koodinuar të ekzekutohej masa “arrest me burg” që do të thotë  nuk janë respektuar detyrimet jo vetëm të legjislacionit shqiptar, por edhe të standardeve të Komunitetit për parandalimin e torturës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy