
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga mbështetës, deputetë dhe funksionarë të PD, është drejtuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku po zhvillohet tubimi.
Bëhet fjalë për protestën e dytë kombëtare të organizuar nga Partia Demokratike. Tubimi po mbahet nën masa të forta sigurie, ndërsa rreth 1350 efektivë policie janë angazhuar në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Kryeministria është rrethuar nga forcat e rendit, me efektivë të pozicionuar edhe në tarracën e godinës. Burime zyrtare bëjnë me dije se snajperistë janë vendosur mbi Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit.



