KPA kthen në detyrë prokurorin Ndini Tavani, u shkarkua nga KPK

KPA kthen në detyrë prokurorin Ndini Tavani, u shkarkua nga KPK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rikthejë në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Ndini Tavani. Vendimi është marrë këtë të mërkurë, ndërsa prokurori Tavani u shkarkua më herët nga shkalla e parë e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

VENDIMI I KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021.

Pse KPK e shkarkoi prokurorin?

Në muajin tetor të vitit 2019, trupa gjykuese e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të prokurorit Ndini Tavani. Procesi i rivlerësimit për prokurorin është kryer në të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Në seancën dëgjmore të mbajtur më 7 tetor 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme për të tre kriteret e rivlerësimit dhe i ka kaluar subjektit barrën e provës.

Tavani ka dhënë shpjegimet mbi gjetjet e KPK-së dhe ka kërkuar konfirmimin në detyrë. Shpjegimet e dhëna nga prokurori kanë bindur vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së. Dy anëtarët e tjerë kanë vendosur për shkarkimin nga detyra të prokurorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy