Para Ardit Gjoklajt një tjetër person ka humbur jetën në landfillin e Sharrës, por për këtë ngjarje shumë pak janë në dijeni pasi vdekja është mbajtur e fshehtë.
Dëshmitarët i thanë Tema Tv se një grua rreth të 50-ave, nënë e dy fëmijë u vra aksidentalisht nga mjetet e kompanisë “3R” 8 muaj më parë.
Sipas dëshmive shoferi i kamionit ka qënë i dehur, ndërsa firma “3R” e bleu heshtjen e familjarëve me lekë.



