
Shqiptarët janë të parët në listën e të huajve të punësuar në Itali. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2016, në shtetin fqinj rezultojnë 1.9 milionë të huaj dhe 88 860 pensionistë.
Shqiptarët e punësuar përbëjnë 12.6 % të totalit dhe renditen të parët në listën e të huajve që punojnë në Itali (249 690 persona). Pas shqiptarëve janë marokenët, kinezët, ukrainasit dhe filipinasit.
Ndërsa sa i përket gjinisë së të punësuarve, kur është fjala për shqiptarët, meshkujt përbëjnë 63.3 për qind të tyre.
Ndërsa nëse analizohet shpërndarja e vendeve të punës në të gjithë vendin, 63.4% e të huajve të punësuar ndodhen kryesisht në Italinë Veriore, ndërsa 23.6 % në qendër dhe vetëm 13% në jug dhe në ishuj.



