“Italia është vetëm një shkallë nën nivelin maksimal të sigurisë, ndërsa aktualisht ndodhemi në nivelin e dytë” kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano menjëherë pas përfundimit të mbledhjes urgjente të drejtuar nga Kryeministri Matteo Renzi pas sulmeve në Paris. Pritet që në Itali të shtohen masat e sigurisë në bazilika si dhe në aeroporte.



