
Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, në emisionin “Bilardo”, pranoj se disa prej emrave në PD duhet të ripërtërihen. Sipas tij duhet një shkundje, meqë të njëjtët emra nuk mund ti shërbesh si gjellë për elektoratin. "Bie dakord pjesërisht që disa prej emrave duhet të ripërtërihen sepse s’mund ti shërbesh të njëjtën gjellë elektoratit dhe ti thuash shijoje sepse nuk të shijon. Duhet një shkundje. PD në dy vitet e fundit i ka bërë nja 5-6 palë zgjedhje, ndërsa në anën tjetër nuk është bërë asnjë zgjedhje, por ngrihet Rama dhe i cakton Denis ti je ministër, ti Alfred nuk je më. Do ti them ca emra nga ato që kanë dalë nga zgjedhje të vërteta të PD, dhe janë disa kandidatë që mendoj se do ishin shumë të mirë për çdo demokraci normale. Në Kukës, Admir Sinemati, mjek shumë i mirë, në Lezhë, Pal Gjoni, mjek i nderuar, primaret këto emra zgjodhën. Në Tiranë, kanë qenë një garë shumë e fortë mes Belindit, Ilir Alihmemetit dhe Gert Bogdanit.



