Banorët e Lungomares i kërkojnë llogari Ramës: Po na prishen shtëpitë! Kryeministri: Kush ka dokumente do shpronësohet

Banorët e Lungomares i kërkojnë llogari Ramës: Po na prishen shtëpitë! Kryeministri: Kush ka dokumente do shpronësohet

Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë ishte në në zonën ku do të prishën disa banesa në kuadër të ndërtimit të projektit që lidh rrugën e Trans-ballkanikes me portin e qytetit.

Aty është pritur me revoltë nga një grup qytetarët, të cilët i kanë kërkuar më shumë detaje kryeministrit lidhur me prishjen e banesave të tyre në kuadër të ndërtimit të projektit të ‘Lungo Mares’.

Banorët e zonës pritën për të marrë më shumë informacion se çfarë do të ndodhte me fatin e tyre pas prishjes së banesave, sqarim që kryeministri ua dha shkurt duke u prerë fjalën në gojë.

Rama tha se projekti do të vijojë, ndërsa i siguroi ata se do të strehohen për tre vjet me qira nga bashkia dhe më pas do të marrin një apartament.

Qytetarët janë ankuar për gazetarët se shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, kanë kohë që i kanë futur dokumentet për legalizim. “15 vjet kam” thotë një banor i zonës që nuk është legalizuar ende.

Për vijimin e projektit të ndërtimit të “Lungo Mares”, shumë banesa në lagjen “1 Maj” në Vlorë janë prishur për t’u hapur punë vijimit të projektit.

Qeveria dhe bashkia kanë vendosur për ata banorë që kanë dokumente do të shpronësohen nga shteti. Të tjerët që nuk i kanë me dokumente, do të marrin një bonus qiraje për tre vjet, cka në fakt, është kundërshtuar nga banorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy