Show me çelësa bosh në Krujë: Apartamentet e Ramës ende të pabanueshme pas një viti (VIDEO)

Show me çelësa bosh në Krujë: Apartamentet e Ramës ende të pabanueshme pas një viti (VIDEO)

Në maj 2024 kryeministri Rama ishte në qytetin e Krujës dhe u dorëzojë çelësat e apartamenteve banorëve të cilët u prekën nga tërmetit në vitin 2019. Disa prej tyre në fund të takimit, i thonë Ramës që i kanë marrë vetëm në letra, apartamentet pra nga shorti, duke zbuluar se ai shkoj bëri show dhe nuk i shpërndau gjithë çelësat. 

 

Pas një viti këto apartamente që u dorëzoi z.Rama çelsat këtyre banorëve, gurpi i xhirimit të Xhadave kanë vazhduar të shkojnë disa herë në bashkinë e Krujës për të marrë një përgjigje nga z.Artur Bushi, i cili në maj gënjeu për një prenoncim me Xhadat, po ashtu të gjitha kërkesave të emisionit nuk u janë përgjigjur. 

 

Më datë 24 shtator Xhadat kanë shkuar në qytetin e Krujës për herë të fundit, dhe aty nuk kanë konstatuar se nuk kishte asnjë banor i cili jetonte në këto apartamente. Këto apartamente vazhdonin të ishin bosh.

 

Pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të protokolluara pranë këtij institucioni më në fund bashkia Krujë ktheu një përgjigje në lidhje me këtë çështje, e cila thotë se: Për shkak të procesit të gjatë të shpronësimit, bashkisë i mori një kohë të gjatë në mbledhjen e dokumentacioneve të pronave dhe për këto arsye punimet nisën me vonesë nga Njësia Zbatuese dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Më tej ky institucion thotë se bashkia nuk zhvilloi proces shorti pasi u gjykua që shorti të zhvillohej pas dorëzimit fizik të çelësave nga subjektet ndërtuese.

 

Pra kuptohet qartë tallja elektorale që Rama u bëri këtyre banorëve, “sikur ky short ishte hedhur dhe u dorëzoi edhe çelësat banorëve”. Më tej bashkia thotë se në muajin gusht të 2025 kjo bashki ka ndarë 55 apartamente, por Xhadat në muajin shtator konstatuan se nuk kishte asnjë apartament që jetonin banorë. Gjithashtu bashkia thotë se i gjithë ky proces për ndarjen e apartamenteve do të filloi të bëhet në muajin Tetor, pra në këtë muaj që ne jemi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy