Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor, shenja më me fat e horoskopit

Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor, shenja më me fat e horoskopit

Astrologia Denisa Shyle sjell parashikimin javor për të gjitha shenjat e horoskopit.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tha se java do të jetë pozitive, pasi Hëna do të jetë te shenja e shigjetarit dhe ndikimi do të jetë optimist. Si shenjën më pozitive të kësaj jave, veçoi të lindurit në shenjën e gaforres.

Dashi

Duke qenë se kemi Hënën te shigjetari, në ditët në vazhdim duhet të tregohet kujdes te reagimet që japim, pasi do të kemi një energji shumë të lartë dhe në momentin që na prishet qejfi mund të ketë reagime impulsive. Për çështjet e zemrës, java do të jetë shumë e favorshme. Ndërsa në sferën materiale, komunikimi do të jetë çelës. Gjatë kësaj jave do të marrin fund vonesat që kanë të bëjnë me anën profesionale. Gjatë fundjavës do të ketë mundësi të madhe socializimi. 

Demi

Dita e hënë do të jetë pak e vështirë, pasi Urani ndodhet te shenja e tyre. Por pas largimit të Uranit te shenja e binjakëve, parashikohet një zhvillim shumë i mirë financiar. Të gjitha padrejtësitë që ju janë bërë në punë do të gjejnë zgjidhje. 

Binjakët

Kjo e hënë do të jetë disi e vështirë, për shkak të ndikimit të Uranit dhe mund të ketë shpërthime emocionale. Por duke filluar nga dita e nesërme futet në një fazë vërtetë pozitive dhe në periudhën në vijim, do të tregojnë aftësi krijimtarie dhe për të kapur kohën. Problemet që duhet të zgjidhen janë ato që kanë të bëjnë me të ardhurat materiale, ku do të gjejnë zgjidhje kreative. Pasditja e sotme dhe e nesërme do të jenë shumë pozitive, sa i takon çështjeve sentimentale. 

Gaforrja

Karakteri kryesor i kësaj jave, prej ndikimit të Hënës së plotë do të përcjellë energji të lartë. Gjatë kësaj jave këshillohet të mos reagohet me shumë impulsivitet. Do të ketë një energji vërtetë të lartë dhe do të ketë rregullim të dukshëm të çdo problemi. Shenja e gaforres do të jetë me shumë fat gjatë kësaj jave. Do të ketë një rritje të dukshme nga ana sentimentale.

Luani

Për shkak të hënës së plotë, ndikimi më i madh do të jetë ditën e sotme, ku do të ketë ide gjeniale në punë. Sa i përket tematikave për udhëtime dhe argëtime, kjo është një javë shumë pozitive. Pasdite duhet vëmendje, sidomos për ata që duan të udhëtojnë. Në punë do të përfundojë një periudhë goxha e vështirë.

Virgjëresha

Dita fillon me tematika familjare, ndërsa java do të jetë mjaft pozitive dhe shumë e ngjeshur. Është një nga shenjat e cila retrogradën e Saturnit duke qenë më analitikë, do e kalojnë më thjeshtë. Është një nga shenjat e cila mund të ketë nevojë për lidhje sentimentale dhe hëna e plotë do e ndihmojë.

Peshorja

Hëna e plotë e së enjtes është goxha e fuqishme dhe prek shenjat kardinalë, ndikimin më të madh do e ketë te karriera. Përzgjedhjen nëse e ka bërë të duhur, gjatë kësaj jave do të kalojnë çdo vonesë dhe vështirësi. Problemet do i përdorin si shkallë. Në çështjet e zemrës java do të jetë shumë pozitive, por në fundjavë duhet kujdes ndaj reagimeve të tepruara, pasi Saturni do të kalojë në retrogradë dhe duhet vëmendje ndaj reagimeve të tepruara.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të kenë kujdes me shëndetin e tyre, por me rutina të shëndetshme do të kalojnë gjithçka. Do të ketë zgjerime në çështjet materiale dhe do të ketë shpërblime. Do fillojnë të vënë re edhe shpërblime morale dhe vetëvlerësim goxha të lartë. Komunikimi është shumë herë më pozitiv gjatë kësaj jave. Do të ketë edhe largim të stresit të akumuluar. 

Shigjetari

Hëna do të jetë te shenja e tyre dhe kjo ditë do të jetë mjaft pozitive. Do të përfundojë një periudhë e cila ka të bëjë me probleme me shëndetin dhe sidomos sëmundjet autoimune dhe kronike. Faza e re parashikon krijimin e lidhjeve të reja dhe shumë pozitive. Kjo vlen dhe për çështjet sentimentale dhe ato të biznesit, ku suksesi do të jetë i garantuar.

Bricjapi

Hëna e plotë do të ndodhë tek ta. Por këto dy ditë do të jenë disi problematike dhe mund të dalë në sipërfaqe bota e tyre e brendshme. Por sa i takon marrëdhënieve sentimentale, zhvillimet do të jenë pozitive. Në fundjavë duhet më shumë kujdes, për çështjet familjare dhe banesën e tyre. Do të përfundojnë problemet që lidhen me imazhin e tyre, me partnerët apo me mungesën e vetëbesimit. Do të jem shumë herë më të aftë për lidhje stabël dhe parashikohen, fejesa, martesa dhe fëmijë.

Ujori

Këshillohet që gjatë ditës së sotme të ketë vëmendje, për shkak të ndikimit të Uranit te shenja e demit. Do të ketë një disbalancim dhe shpërthim emocional për shkak të problemeve të brendshme. Mund të ketë probleme brenda shtëpisë, por pas ditës së sotme, do të përmirësohet. Nëse kalojnë ditën e sotme, do të kalohet në një fazë shumë pozitive, për realizimin e qëllimeve dhe ëndrrave të tyre. Problemet që do të zgjidhen për ta do të jenë ato të shëndetit. 

Peshqit

Kjo shenjë do të jetë nën ndikime pozitive dhe do të marrë fund ndikimi negativ. Kjo javë do të jetë mjaft pozitive, ku Hëna e plotë do të tregojë përfundimin e problemeve në shoqëri, familje, vonesat që mund të kenë pasur me dokumentet. Përmirësimi do të ndihet në frymën e përgjithshme dhe nuk do të mungojë kreativiteti. Këshillohet që të mos bëhen harxhime të tepërta, nëse nuk keni një buxhet të bollshëm. Kujdes duhet treguar me shëndetin, pasi e kanë imunitetin e ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy