Njeriu më i pasur në Kinë paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i gjigantit Alibaba

Njeriu më i pasur në Kinë paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i gjigantit Alibaba

Njeriu më i pasur në Kinë, themeluesi i gjigantit të shitjeve online, Alibaba, do të dorëhiqet më 10 shtator 2019. Vendin e Jack Ma pritet ta zërë shefi ekzekutiv i kompanisë, Daniel Zhang.

“Me miratimin e drejtuesve të bordit, si sot një vit më vonë, më 10 shtator 2019, datë që përkon me përvjetorin e 20-të të grupit Alibaba, menaxheri i përgjithshëm, Daniel Zhang , do të zërë vendin e tij si kryetar bordi”, thuhet në një letër të Ma.  

Miliarderi Ma do të jetë në detyrë në 12 muajt e ardhshëm, për të mbikëqyrur “tranzicionin e butë dhe të suksesshëm” të pushtetit.

Në njoftimin që përkon me ditëlindjen e 54-t të Ma, ky i fundit vuri në dukje se pasardhësi i tij 46-vjeçar Zhang ka qenë pjesë e kompanisë për 11 vjet dhe ka demonstruar talent të shkëlqyer dhe aftësi të mira drejtuese.

Ndërsa vetë Ma, një ish-mësues anglishteje, thotë se ka ende ëndrra për të ndjekur dhe mund t’i kthehet mësimdhënies.

"Bota është e madhe dhe unë jam ende i ri, kështu që unë dua të provoj gjëra të reja”, shkruan ai në letër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy