
Një incident ndodhi ditën e sotme në ndërtesën e Universitetit të Nishit, ku një qytetar ka hedhur fletëpalosje nga ballkoni me fotografinë e Putin.
Ambasadori Kyle Scott ishte i ftuar në Nish dhe po mbante një fjalim për të kuptuarit e gabuar të politikës së SHBA-së në Serbi, ndërsa kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriu “Clamp” Dragan Krstiq ka hedhur fletëplaosje dhe ka bërtitur “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”, raportojnë mediat vendase.
" News Southern " ka raportuar se ambasadori amerikan pavarësisht materialeve të hedhura dhe thirrjeve të tyre ka vazhduar pothuajse i papenguar prezantimin e tij.
Ambasadori Scott në ligjëratën e vet ka vlerësuar se janë të pavërteta mitet mbi Amerikën të cilat i paraqesin tabloidet në Serbi, ato janë shpeshtuar aq shumë sa që populli serb po iu beson atyre.
“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen e Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë marrëzi”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish.
Ligjëratën e ka organizar Klubi serbo-amerikane për miqësi dhe bashkëpunim. Ambasadori shtoi se politika amerikane është i bazuar në faktin se Serbia është një shtet stabil dhe të fortë, e cila jep kontributin e saj për stabilitetin e të gjithë rajonit.



