Shqipëria eksporton dyfishin e naftës që i duhet. Jashtë del 1 milion ton dhe importojmë 600 mijë për konsum

Shqipëria eksporton dyfishin e naftës që i duhet. Jashtë del 1 milion ton dhe importojmë 600 mijë për konsum

Edhe pse kanë nëntokën më të pasur me naftë në të gjithë Europën, shqiptarët e blejnë sot litrin e naftë 200 lekë, duke u klasifikuar në 10 vendet e para në botë për çmimin më të lartë të karburanteve.

Fusha e Patoz Marinzës është zona më e madhe me naftë në të gjithë pjesën e mbitokës së Europës me një prodhim prej 12 mijë fuçi në ditë.

Vendburime të tjera të pasura me ar të zi shfrytëzohen nga kompani koncesionare që kanë lidhur marrëveshje me Albpetrolin.

Në fund të vitit të shkuar, rezervat e naftës të vendit arritën në 15 mijë fuçi në ditë. Shqipëria prodhon përditë 1.5 milion euro naftë në ditë, ose 500 milionë euro në vit.

Prodhimi vjetor i naftës në Shqipëri varion mes 800 mijë dhe 1 milion ton në vit. Kjo sasi është dy herë më e lartë se nevoja për konsum e vendit. Këtë pasuri të nëntokës do ta bënte pjesë të fushatës të vitit 2013 edhe kryeministri Edi Rama.

“Shqipëria çon jashtë 1 milion ton naftë, jemi në ditën që nuk përpunojmë dot as 1 ton naftë. Ndërkohë që eksporton 1 milion ton naftë, importon 650 mijë ton naftë me dyfishin e ccmimit të eksportit” do të thoshte 10 vjet më parë kryeministri.

Por në kontrast nga ajo që u tha dhe u premtua, industria e naftës në Shqipëri nuk u zhvillua në të mirë të interesave kombëtare, por të kompanive private. Në zonën e Ballshit ishte vendosur ARMO, rafineria e përpunimit të naftës e cila kishte një kapacitet prej 1 milion ton në vit, po aq sa dhe prodhimi vjetor i naftës në Shqipëri. Uzina u privatizua në vitin 2008 duke akumuluar vazhdimisht detyrime dhe borxhe ndaj shtetit dhe bankave duke bërë të pamundur rimëkëmbjen e saj. Edhe pse disa investitorë vendas e të huaj morrën për disa vite shfrytëzimin e saj, skema ishte e njëjtë: shfrytëzo, krijo borxhe dhe braktise. Uzina nisi të çmontohej për t’u shkrirë për skrap në dhjetorin e vitit 2021 duke u blerë për 9 milion euro nga një kompani private bankës ku ishte lënë peng, ironikisht në vigjiljen e çmimeve stratosferike të naftës. Fat pothuajse të njëjtë pati dhe rafineria e Fierit, e specializuar më shumë për prodhimin e bitumit, solarit dhe mazutit. Uzina iu shit kompanive private pasi ishte lënë peng në bankë, duke i zënë radhën edhe detyrimit në vlerë 40 milion euro që ARMO kishte ndaj kompanisë së prodhimit të naftës Albpetrol.

“Kontrolli i Lartë i shtetit duhet të përforcojë auditin e tij pasi është një nga sektorët i cili ashtu edhe si ARMO po shuhet në heshtje dhe aty ku ka një shuarje të një aseti publik, ka një përfitim të madh të sektorit privat i cili kthehet në një kosto të shtuar për Shqipërinë dhe për publikun” thotë eksperti i qendrës Altax Eduart Gjokutaj.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy