
Elbasani përballet me ndotje të rëndë mjedisore. Dy kompani që operonin në zonën e ish-Metalurgjikut janë vënë nën hetim për djegie të paligjshme të mbetjeve të ferrokromit, të cilat, sipas hetimeve, digjeshin gjatë natës, në qiell të hapur dhe brenda ambienteve të kompanive. Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë se ky aktivitet përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.



