Baçi: Ndoshta PD kishte nevojë për një tundje nga themeli

Baçi: Ndoshta PD kishte nevojë për një tundje nga themeli

Vendimin e kryetarit Basha për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deputeti Luan Baçi e cilësoi turbullues për partinë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Baçi tha se më shumë se kudo kjo u pa te takimi i kësaj jave që Berisha zhvilloi me demokratët e Fierit.

Si veprim nuk është pritur mirë, sepse është një vendim i marrë personalisht, i pakonsultuar. Ka sjellë turbullirë të madhe të simpatizantët dhe votuesit. Duhej të funksiononin forumet.

Është një zgjidhje, ndoshta është nisur për mirë, por efekti ka qenë negativ. Këtë po e shikojmë te e gjithë baza e partisë. U pa qartë në takimin e Berishës. Aty pati edhe nga ata që nuk i kisha parë gjatë viteve të opozitës.  

Baçi tha se ky zhvillim i papritur në gjirin e PD-së mund ta përmirësojë atë.

Ndoshta PD ka nevojë për një tundje nga themeli. Ka njerëz që kanë sakrifikuar shumë dhe nuk i ka zënë njeri me gojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy