Haxhiu: Administrata Trump do kthejë vëmendjen te çështja Kosovë-Serbi pas nëntorit

Haxhiu: Administrata Trump do kthejë vëmendjen te çështja Kosovë-Serbi pas nëntorit

Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN , tha se Trump e ka përshkruar veten si njeriun që solli paqe mes Indisë dhe Pakistanit, një paqe që sipas tij u prish nga veprimet e Joe Biden. 

Haxhiu thekson se ndikimi i Kinës në Pakistan ka qenë i madh dhe problematik. Ai përmend se SHBA ka ndërhyrë për të larguar firmat kineze nga Maqedonia e Veriut, por Kina mbetet ende e pranishme në Serbi. 

Më tej, ai flet për konfliktet e brendshme në administratën Trump dhe thotë se grupi i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit dhe Jared Kushner fitoi ndikim. Sipas tij, nëse Trump rikthehet, zhvillimet do të përqendrohen fillimisht në Tajvan, pastaj në Ukrainë dhe në fund, në nëntor, në çështjen serbo-shqiptare në Ballkan.

"Nëse shkojmë te hierarkia e deklaratës së Trump, ai tha që unë solla paqen mes Indisë dhe Pakistanit që sipas tij “budallallëqet e Biden e shkatërruan”. Ata hynë në luftë për çështje të kufirit atje, problemi ka patur vetëm një emër, Kina, që ka qenë shumë brenda në Pakistan dhe ka bërë presion të jashtëzakonshëm.

Amerika, siç e hoqi me urdhër në Maqedoni, tha të gjitha firmat kineze nuk i dua këtu dhe sot e ka larguar Kinën nga Maqedonia. Në Serbi është brenda ende. Problemi i Kinës, e eleminoi. E dyta, ka të bëjë me një proces, ajo që quhej luftë brenda Shtëpisë së Bardhë, mes trampistëve të vërtetë, ose grupit të Vance, një grup radikal, fitoi grupi i Sekretarit të Shtetit dhe Jared Kushner bashkë me Ivankën. Çfarë ndodhi? Gjëja e ardhshme është Tajvani, pastaj vjen Ukraina, ose ndarja e Ukrainës, si të doni quajeni, në fund pastaj nga nëntori vjen çështja e Ballkanit. Në nëntor, hapet çështja ose problemi serbo-shqiptar", tha Haxhiu. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy