Mbyllja e shkollave, Halilaj: Pushteti lokal të marrë masa, të shkojnë mësuesit te nxënësit dhe jo e kundërta

Mbyllja e shkollave, Halilaj: Pushteti lokal të marrë masa, të shkojnë mësuesit te nxënësit dhe jo e kundërta

Isa Halilaj, zëvendës president i Sindikatës së Arsimit, thotë se pushteti lokal duhet të marrë masa në kushtet e mbylljes së shkollave në fshatra. Në studion e MCN Informacion, Halilaj analizoi disa prej problematikave me të cilat përballet arsimi edhe në këtë fillim viti.

Pushteti lokal duhet të ndërmarrë nisma që të ketë ndërhyrje në shkolla të caktuara. Duhet që mësuesi të shkojë te nxënësi dhe jo nxënësi te mësuesi.

Universitetet e degës së mësuesisë po trajtohen si bachelor. Ata duhet të trajtohen si mësues të mirëfilltë. Ata e kanë masterin profesional. Është një cikël i mbyllur dhe kanë një diplomë universiteti. Rroga e tyre duhet të konsiderohet e plotë. Ne jemi në kontakt me Ministrinë e Arsimit.

Ndoshta te ne ka një problem të madh. Arsimi profesional është i kushtueshëm, por jetik. Shërbimet duhet t’i drejtojmë drejt arsimit profesional.

Nuk kemi nxënësit më të mirë që shkojnë në degët e mësuesisë. Ne kemi mësues që kanë 4 vite, 9 vite, që i kanë larguar nga sistemi arsimor. Shpresojmë që të ketë edhe rritje të tjera të pagës.

Halilaj tha se pavarësisht rënies së numrit të nxënësve dhe mbylljes së shkollave nuk ka ende mësues të dalë nga sistemi për shkak të mbylljes së vendit të punës.

Ne jemi dy sindikata nënshkruese të kontratës kolektive. Sindikata që unë përfaqësoj jemi anëtarë të Sindikatave së Europës. Jemi me integritet në aspektin kombëtar dhe europian. Ne kemi arritur të ndryshojmë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit. Edhe pse kemi rënie me 30% të numrit të nxënësve në vitet e fundit, ne kemi arritur të mos kemi largime të mësuesve nga sistemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy