
Protesta e PD-së që mbahet sot në ditën e Samitit të BE-Ballkanit Perëndimor, për analistin Mentor Kikia, përçon disa mesazhe politike dhe jo vetëm.
Në studion e “MCN live”, Kikia, tha se mesazhi i protestës, është tu thuhet evropianëve që qeveria me të cilën ju po punoni, është e korruptuar.
Sipas tij, pos tjerash, nuk ka ditë më të mirë sesa sot për të goditur qeverinë, dhe se nga ana tjetër për të treguar protagonizmin e vet Sali Berishës.
Nuk po them duhet apo nuk duhet por protesta është gjë normale, është një e dejtë legjitime dhe kushtetuese, qoftë një apo 1 mijë veta të protestojnë.
Pse sot, nuk presim nesër të protestojmë, jo, sepse edhe unë po të isha kryetar partie, do ta bëja sot, sepse protesta është një mënyrë politike, nuk ka asnjë dyshim dhe për të bërë politike duhet goditur dhe kjo është dita më e mirë sot, kur në Tiranë të gjithë udhëheqësit e BE-se dhe vet BE-në, fqinjët e rajonit, dhe e gjithë vëmendja mediatike e gjithë kontinentit dhe në këtë rast opozita organizon një protestë për të qenë ajo pjesë e këtij skenari, por mënyrën e saj.
Më këtë rast Berisha kërkon të kthehet në protagonizmin e tij politik dhe sot është një ditë e mirë për të bërë atë. Protesta janë një mjet për të treguar presionin e vazhdueshëm ndaj qeverisë dhe për ta goditur atë, dhe sot është dita më e mirë për ta bërë atë.
Nuk është protestë kundër integrimit, përkundrazi simbolet do të dëshmojnë një qasje evropiane të opozitës dhe për ti thënë evropianëve se qeveria që ju punoni, është një qeveri e korruptuar.



