Kim e pranon: Videoja e seksit ndihmoi që “Keeping up with the Kardashians” të kishte sukses

Kim e pranon: Videoja e seksit ndihmoi që “Keeping up with the Kardashians” të kishte sukses

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian tha se videoja e seksit me ish-të dashurin Ray J e ndihmoi që të krijonte interes te njerëzit në show-in e saj.

Gjatë ribashkimit të 'Keeping Up With the Kardashians', moderatori Andy Cohen e pyeti: "A mendon se shfaqja do të kishte pasur suksesin e saj masiv në fillim pa publicitetin që përfituat nga videoja e seksit?"

“Duke u kthyer pas në kohë, ndoshta jo”, tha Kim.

Bukuroshja - e cila është nënë e North, Saint, Chicago, dhe Psalm- gjithashtu zbuloi se çfarë mund të ndodh kur fëmijët ta pyesin për videon.

"Nuk më është dashur ende ta mendoj dhe në fakt ajo është fshirë. Megjithatë është diçka që është ngulur thellë në kujtesë.”, tha ajo.

Kim pranoi se mori një mësim të ashpër nga skandali dhe ajo dëshiron që ajo ta "zhdukë" atë nga jeta e saj.

Ylli televiziv filmoi videon e seksit në vitin 2002, por u bë publike në faqet e pornove në vitin 2007, kur Kim dhe familja e saj po bëheshin gati për të nisur serinë e parë të shfaqjes së show-it.

Burimi: Female First Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy