
Situatë kritike nga përmbytjet në jug të vendit. Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në zonën e Urës së Mifolit, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e familjeve. Ndërkohë, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit.



