Zëvendësministrja e Ekonomisë, Briseida Shehaj mbrëmjen e 23 Nëntorit i paraqiti kryeministrit Edi Rama dorëheqjen nga ky post. Shehaj prej 2 mujash mbante postin e zvministres së Ekonomisë, pas largimit nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve. Vetë Shehaj ka deklaruar se ishin arsye personale ato që e larguan nga posti. Por e vërteta është krejt ndryshe. Dorëheqjen e saj prej kohësh e ka kërkuar kryeministri Edi Rama. Në Ministrinë e Ekonomisë, mëngjesin e 24 nëntorit largimi i saj nga detyra e zv.ministres përshpëritej korridoreve. Zyrtarisht Tema TV kërkoi një motivacion zyrtar, por drejtuesit e lartë të kësaj ministrie ende nuk kanë një përgjigje për largimin e Shehajt. Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur se dorëheqja e Shehajt është kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili sic duhet kishte pakënaqësi për punën zv.ministres. Ai disa herë i ka kërkuar asaj të paraqesë dorëheqjen, përndryshe do të vendoste shkarkimin nga detyra. Burime nga ministria e Ekonomisë, pohojnë se Shehaj me ardhjen e saj në postin e zvministres së Ekonomisë kishte marrë atributet e postit të ministres. Ajo ka kërkuar informacion të detajuar nga çdo drejtori lidhur me mbarëvajtjen e punës. Por drejtoria që ka qënë në shënjestër të saj ka qënë ajo që merret me trajtimin e pronave shtetërore. Në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar informacion për pronat. Po ashtu Shehaj është marrë edhe me personelin e Ministrisë, duke kërkuan në mënyrë të detajuar identifikimin e të gjithë punonjësve që kanë arsim të lartë ekonomik, me justifikim askush tjetër nuk duhet të punojë vec atyre që kanë ekonomik në këtë dikaster. Po ashtu ka kërkuar të dije edhe emërimin e çdo punonjësi nga drejtorët deri tek punonjësi më I thjeshtë, nga vijnë, kë përfaqësojnë dhe kush i ka sjellë në pozicionet që mbanin. Në publik marrëdhënie e saj me Ministren Milva Ekonomi është dukur e qetë. Por përplasja e kompetencave duket se ka qënë një konflikt i heshtur mes tyre. Nuk dihet nëse kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen Shehajt për këtë arsye, apo për shkleje të mundëshme të konstatura tek tatimet nga drejtoresha e re, por e sigurt është se largimin nga posti I zvministres ka qënë Ai që ja ka kërkuar.



