Dashuria mes durrsakes  dhe nigerianit/ Haziraj: Ju rrëfej si nisi lidhja jonë dhe përkrahjen nga familja  

Dashuria mes durrsakes  dhe nigerianit/ Haziraj: Ju rrëfej si nisi lidhja jonë dhe përkrahjen nga familja  

Firdes Haziraj makeup artiste që jeton në Itali, vjen përmes rrëfimit të saj në programin e mëngjesit me një histori të veçantë të dashurisë së saj me Simonen nga Nigeria.

Drupal Ad

Për shikuesit e “Zgjohu me MCN”, Dejzi sjell në vëmendje si lindi dashuria e tyre dhe përjetimet e familjes së saj kur njohën dhëndrin e ardhshëm.

Tanimë jam shtatzënë me djalin dhe po e përjetoj mjaft mirë. Në fillimet e lidhjes sonë, i druhesha komenteve se ishte fillimi por në momentin që i prezantova familjen, aty nuk kishte dyshim më.

Familja ime e dinte sepse u kisha thenë që isha afrikan, dhe kur po bënim shaka me babin, mami tha vërtet është afrikan, mendova se po bëje shaka, i thashë popo e vërtetë, por më kanë përkrahur jashtë mase.

Historia jonë e dashurisë lindi kur ishte ditëlindja e tij përmes një shoku tonë të përbashkët, i cili vuri një storie në foton e tij dhe unë kur e pashë ngela, i bëra follow direkt. Pastaj kemi vazhduar duke folur dhe nuk e kemi ndërprerë kurrë. Në fillim u shihnim ralle se ai ishte basketbollist afër Napolit dhe ishim më larg njëri tjetrit, por kur pastaj erdhi në Toroni, takoheshim në çdo fundjavë.

Ne patëm plane për dasmën, por bebi na prishi planet, dhe tani mezi po presim të vij bebi.

Normalisht që komentet negative nga shqiptarët ka pasur në rrjete sociale, por as unë e as Simone nuk e kemi prishur terezinë, i kemi pritur me të qeshura, nuk na bëjnë përshtypje më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy