Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka zhvilluar tenderin me objekt “Blerje kafe” për vizitorë dhe personelin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023, me fond limit 3.3 milionë lekë dhe vlerë kontrate 3.3 milionë lekë, sa 100% e vlerës së fondit limit.
Diferenca mes fondit të vënë në dispozicion nga institucioni dhe vlerës së kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese është vetëm 1 lekë.
Me këto para do të blihet kafe dhe 6779 sete të kafes të cilat përfshijnë sheqer, gotë plastike dhe lugë plastike njëpërdorimshe.
Gjithashtu Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të marrë në përdorim 6 aparate ekspresi.
Afati i ofrimit të mallit do të jetë nga nënshkrimi i kontratës deri në 31 dhjetor 2023 çka do të thotë se punonjësit e AMF nuk do të shpenzojnë asnjë lekë nga xhepi i tyre këtë vit për kafe, pasi këtë u a ofrojmë ne.
AMF bën pjesë te institucionet me paga të larta, ku një nëpunës zyre paguhet më shumë se 2 milionë lekë, ndërsa pagat shkojnë deri në 5 milionë lekë.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është institucion publik, përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit financiar jobankar dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor.



