Më shumë se 340 naftëtarë prej vitesh vazhdojnë të mbeten në mes të katër rrugëve përsa i përket 13 pagave të prapambetura.
Vetë naftëtarët janë shprehur se kanë paguar secili nga 5 mijë lekë për të nisur procesin gjyqësor, i cili ende nuk ka filluar, e për këtë ata fajësojë avokatin e ish-Sindikatës, pasi çështja prej tre vitesh nuk është regjistruar në gjykatë.
Pas mbledhjes së te gjithë mandat arkëtimeve, naftëtarët çështjen do ta depozitojnë pranë organeve kompetente.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, thekson se sot i janë drejtuar Drejtorisë së Krimit Ekonomik, për mashtrim.
“Duke parë që kaluan rreth 3 vite që nuk zhvillohet gjyqi për pagat e prapambetura, kam kontaktuar avokatin, i cili ka çështjen tonë. Vazhdojnë të njëjtat justifikime edhe pse u kemi dhënë nga 5000 lekë të reja për person. Akoma çështja nuk është regjistruar në gjykatë. Ditën e sotme i jam drejtuar Drejtorisë së krimit ekonomik, për mashtrim.
Të gjithë kolegët që kanë mandat pagesën në bankë, ta sjellin, pasi në bazë të faturave, do të bëhet dhe ankesa në drejtorinë përkatëse. Shpeshojmë që të gjithë personat që janë autorizuar për të zhvilluar gjyqin të reagojnë, ose të dorëzojnë dosjen tonë, dhe të kontaktojmë avokat tjetër. Çështja është e jona, dhe nuk mund të zvarritet pa fund”, tha Duataj.



