
Gazetari Klodian Tomorri, për intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj thotë se nga SPAK apo prokuroria nuk ka një dokument të qartë dhe me prova se ku kanë vajtur miliona euro që janë paguar për inceneratorin e Tiranës.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Tomorri deklaroi se është e paqartë se sa janë shpenzuar për aktivitetin e përditshëm të kompanisë dhe ku kanë përfunduar këto para, pasi nuk e ka dosje dhe në këtë drejtim dëshmia e Ahmetaj duhet të shërbejë si një motiv më tepër që SPAK ta bëjë me seriozitet punën e tij.
Me deklarimin se pronari faktik është kryebashkiaku Erion Veliaj, Ahmetaj nënkupton që nëse në dosjen hetimore të inceneratorit të Tiranës, SPAK shkruan se pronari faktik i inceneratorit është zoti Mirel Mërtiri për shkak se ne kemi gjetur emaile apo urdhra që Mërtiri jepte se ku duhet të shkonin para dhe ku duhet të jepeshin para, ka në po të njëjtën dosje.
Nga hetimet ka rezultuar që kryetari i bashkisë Tiranë ka orientuar kompaninë “Integrated Energy” që një biznesmeni t’i merrte paratë e dherave dhe një tjetri të mos i merrte, përderisa quan pronar faktik dikë që urdhëron si do merren paratë, njëlloj duhet trajtuar dhe ky tjetri.
Ky është argumenti dhe prova që përdori Ahmetaj për të nxjerrë Veliaj si një njeri me rol kyç sipas tij në çështjen e inceneratorit të Tiranës, kjo është një aferë që tashmë është provuar.
Ajo që nuk po ndodh është që SPAK të çojë deri në fund dhe t’iu shpjegojë qytetarëve të gjithë kronologjinë e fakteve se çfarë ka ndodhur aty.
Kush i shkeli procedurat gjatë miratimit të kësaj kontrate dhe kush i përfitoi paratë. Hetimi i procedurave është anashkaluar.
SPAK deri më sot nuk ka prekur procedurat se si u miratua kjo kontratë.
Qeveria ka qenë në dijeni se po nxirrte VKM për një kompani fantazmë e cila nuk ekzistonte, pasi kompania u krijua 7 muaj më vonë nga vendimi, pasi mori bonusin me VKM.
Në këtë pikëpamje hetimi i procedurës duhet të nxjerrë se çfarë arsye kishte një Këshill Ministrash t’i jepte bonus një kompanie që nuk ekzistonte, por që u krijua vetëm një ditë pasi u dha kontrata koncensionare.
Inceneratori i Tiranës nuk u hetua dhe përgjegjësia tek një aferë kaq e madhe nuk mund të përfundojë tek disa drejtorë të niveleve të dyta apo të treta siç ka ndodhur deri tani.
Sot nuk ka një hetim të qartë procedurial të inceneratorit të Tiranës dhe mangësia tjetër është ajo e gjurmimit të parave.
Ku kanë shkuar së paku 100 milionë euro që janë paguar për këtë aferë.
Lidhur me emra të rinj aksionerësh të përmendur nga Ahmetaj për inceneratorin e Tiranës dhe se kush është biznesmeni shqiptaro-zviceran që ka 40% të inceneratorit të Tiranës dhe lidhjet me ARMO-n, Tomorri tha se vitin e kaluar në QKB është njoftuar ndryshimi i aksionerëve të kompanisë që zotëron koncensionin.
Ka hyrë aksionere një kompani e regjistruar në Zvicër, një kompani pa background, pa historik.
Nuk është një kompani e madhe që do duhet të ishe në investim të këtyre përmasave dhe pronar rezulton Belerim Hoxha, një njeri i cili ka qenë pikë kyçe në të ashtuquajturën afera ARMO.
Ky së bashku me biznesmenë të tjerë vendas, kanë qenë njerëz që kanë shfrytëzuar ARMO-n që nga koha që kompania u la nga Rezart Taçi dhe ka sjellë pasoja dramatike për shtetin dhe qytetarët shqiptarë.
ARMO gjatë menaxhimit të këtyre njerëzve ka krijuar një zinxhir borxhi prej 1 miliardë eurosh, prej të cilëve 300 milionë euro borxh i drejtpërdrejtë ndaj shtetit me taksa të papaguara.
Këta njerëz që fundosën ARMO-n tashmë na mbinë si pronarë të inceneratorit të Tiranës, 40% zotërohet nga biznesmeni italian Bruno Preseci dhe 20% tjetër nuk dihet kush është.
Këta janë njerëz që kanë punuar në sektorin energjetik kanë pasur mbështetje të fortë në qeveri. Janë toleruar të shfrytëzojnë ARMO-n.
Të mos paguajnë 300 milionë euro taksa, ndërsa një biznesi normal nëse vonon detyrimin e sigurimeve me ditë, i shkon ditën tjetër administrata tatimore dhe i vë drynin.
Në këtë rast u la një kompani që të krijonte 300-400 milionë euro borxhe taksa shtetit të pambledhura.
Këta njerëz ishin njerëz me mbështetje dhe lidhje të fuqishme në qeveri dhe tani na dalin pronarë te inceneratori i Tiranës.
Kemi arsye të forta të dyshojmë që pronari i vërtetë i inceneratorit është dikush me shumë pushtet, se vetëm një njeri i tillë mund të bënte atë që i bëhen.
Paratë për incenetratorin e Tiranës janë dhënë se qeveria kishte vullnetin për të dhënë para për inceneratorin e Tiranës.
Se nëse do kishte vullnetin për të zgjidhur çështjen e mbetjeve me një investim jo korruptiv, duhet të kishte reaguar që në momentet e para kur u publikuan faktet se këtu ka një aferë.
Shteti ka një sërë mekanizmash dhe anti-trupash që e mbrojnë teorikisht nga korrupsioni.
Detyra e secilës është që kur merr sinjale për abuzime apo afera korruptive në sektorë apo kompani publike të caktuara të shkojë të investigojë.
Në kaq vite si nuk lëvizi asnjë nga këto mekanizma mbrojtje dhe të informonte qeverinë, kujdes se këtu po vidhen para.
U desh SPAK, vitin e kaluar që të ndërhynte, por me shumë vonesë.
Po të ndalej vetëm me prokurori nuk do kishim as KLSH as drejtori auditi në ministri, as ILDKP, do kishim vetëm prokurorinë dhe do prisnim kur të gjente prokuroria.
Aty ka pasur vullnet që biznesi të vazhdonte dhe gjithçka se aty shpërndaheshin para. SPAK duhet të provojë se kush i merrte paratë dhe t’i çojë ata që abuzuan para ligjit.
Paratë për inceneratorin e Tiranës janë marrë në formën që parashikohen në kontratë, bashkitë e qarkut Tiranë i paguajnë kompanisë koncensionare “Integrated Energy”, 29 euro për çdo ton që depozitohet në landfillin e Sharrës.
Bëhet fjalë për një faturë e cila vetëm nga bashkia Tiranë është 12 milionë euro në vit, që i paguhen kompanisë koncensionare.
Shto faktin që aty depozitohen mbetjet e Durrësit, Kavajës, por edhe mbetjet e dherave dhe inerteve bëhet fjalë për një biznes voluminoz që arkëton mbi 20 milionë euro në vit.
Inceneratori Tiranë ka marrë deri më sot rreth 7 miliardë lekë.



