Kreu i SPAK, Altin Dumani mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit.
Ky është reagimi i SPAK pas lajmeve për masa shtesë sigurie për drejtuesin e Prokurorisë Altin Dumani. Në shpjegimin e saj institucioni sqaron se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.
Reagimi i plotë: Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara.



