Pas sulmit në lokalin e natës nëStamboll, Turqia nuk po gjen aspak qetësi dhe është goditur sërish dy herë në diten e pare te vitit 2017.
Një person raportohet të ketë hapur zjarr në një xhami në Stamboll, gjatë orëve të pasdites se te dieles se 1 Janarit.
Paraprakisht mësohet se të lënduar kanë mbetur të paktën dy persona, të cilët janë dërguar në spital.
Ngjarja vjen pak orë pasi të paktën 39 persona u masakruan në klubin e natës Reina, teksa po festonin natën e ndërrimit të viteve.
Të shtënat me armë nisën nga një person në momentin kur njerëzit filluan të mblidheshin për t’u lutur. Policia ka nisur të hetojë për shkaqet megjithate nuk është akoma e qartë nëse të shtënat me armë tek xhamia dhe masakra në klubin e natës kanë lidhje me njëra-tjetrën.



