Erdogan: Izraeli, shtet terrorist që vret fëmijë

Erdogan: Izraeli, shtet terrorist që vret fëmijë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi sot Izraelin “një shtet terrorist që vret fëmijë”.

“Palestina është një viktimë e pafajshme. Ndërsa Izraeli është një shtet terrorist, po terrorist”, tha ai në një fjalim në Kongresin e partisë së tij, AKP.

“Nuk do ta lëmë Jeruzalemin në mëshirë të një shteti që vret fëmijë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket vendimit të administratës Trump për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Erdogan premtoi se “do të luftojmë me të gjitha mjetet”.

“SHBA-të e injoruan vendimin e vitit 1980 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Jeruzalemin, një vendim që mban edhe firmën e tyre”, është shprehur Erdogan në lidhje me këtë çështje në një prononcim për gazetën turke “Daily Sabah”.

“Një sistem që i jep të drejtë më të fortit nuk mund të prodhojë drejtësi, paqe as astabilitet”, është shprehur ai më tej duke shtuar se qëndrimi amerikan ndaj kësaj çështjeje mund të çojë në tragjedi. /RT / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy