Kanë në duar dosje delikate, Llabani: Tre prokurorë të SPAK-ut do hetohen. Shitën informacione dhe hoqën materiale të zyrtarëve të lartë (VIDEO)

Kanë në duar dosje delikate, Llabani: Tre prokurorë të SPAK-ut do hetohen. Shitën informacione dhe hoqën materiale të zyrtarëve të lartë (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani paralajmëroi hetime dhe shkarkime të prokurorëve të SPAK-ut me ardhjen e Dumanit në krye të Prokurorisë së Posacme. Duke folur në MCN Live Llabani bën me dije se janë tre prokurorë që dyshohet se kanë shitur apo fshehur informacion kundrejt pagesave. Llabani tha se prokurorët në fjalë janë marrë me çështjen e inceneratorëve dhe Call-centerave.

Duket sikur SPAK do ristrukturohet. Jo nga ana e burimeve njerëzore, por edhe ana operacionale. Ardhja e Dumanit shihet si eveniment për shumë palë gjyqësore, avokatët, të pandehurit, gjyqtarët, që thonë se Dumani është njeriu që pritet të sjellë risi për çështje që kanë fjetur në dyert e SPAK-ut. U përpoqëm të marrim statistika dhe të dhëna dhe do t’i krahasojmë këto me 3 vitet e ardhshme. Duket se SPAK-u do ta fillojë nga vet SPAK-u. Ka informacione që flasin për shkarkime nga radhët e SPAK-ut të prokurororëve që kanë çështje që lidhen me grupe kriminale, afera korruptive. Për tre prokurorë ka informacione se kanë shitur informacion, kanë fshehur informacion dhe kanë informuar palët kundrejt pagesave, për t’u larguar nga Shqipëria, për t’i informuar që janë nën hetim. Do rezervohesha t’i thoja emrat. Kemi të bëjmë me dosjet e inceneratorëve, një prokuror që ka çështjen e inceneratorëve. Një prokuror që ka hetime për Call Center-at. Kemi edhe prokurorë që merren me korrupsionin aktiv të funksionarëve të lartë shtetëor. Ky është një prokuror i ardhur së fundmi. Në rast se ka prova të mjaftueshme që një prokuror i SPAK është gjetur në përgjime, apo është provuar se ka nxjerrë informacione jashtë godinës me qëllime përfitimi, shkarkimi bëhet edhe me urdhër të KLP-së. Ndaj këtij prokurori do ketë edhe hetime”.

Llabani po ashtu bën me dije se pjesë e spastrimit të SPAK do të jenë edhe dy oficerë të lartë të Policisë së Shtetit. Analistja thotë se ndërkombëtarët do të fusin edhe 4-5 kandidatura të tjera në SPAK, që t’i bashkëngjiten ekipit të Dumanit.

Janë dy oficerë të lartë të Policisë së Shtetit që janë të përfshirë në informacionet që u kanë dhënë individëve me precedentë penalë. Pritet të jenë edhe këta bashkë me prokurorët pjesë e spastrimit të SPAK.  Do jetë 4 deri në 5 prokurorë që do t’i bashkëngjiten trupës së SPAK, për të nisur revanshin për t’u shkuar deri në fund çështjeve në nivel të zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale. Mos harro që ne sot kemi dosjen e inceneratorëve, ku për dy kemi mbyllje hetimesh. Kemi një individ si Mërtiti, kur Prokuroria s’guxon të shpallë kërkim ndërkombëtar. Sepse nuk guxojnë, sepse ka mbështetje. A do të shkojë Altini deri te të paprekshmit, a do të shkojë deri te Klodian Zoto? Edhe personat e shpallur në kërkim kanë pasur informacion për t’u larguar sepse ndaj tyre kishte urdhër-arresti. Ndërkombëtarët do fusin edhe 4-5 kandidatura të tjera në SPAK, për të krijuar një ekip sa më efikas në luftën kundër korrupsionit. Janë informacione që i kemi marrë edhe brenda trupit diplomatik. Për tre prokurorët K.A, K. B. Dhe E.N, ka informacione që kanë shpërndarë informacione për llogari të grupeve kriminale. Shumë individë janë njoftuar për urdhër-arreste dhe arrestime që u kanë bërë mundësi këtyre shtetasve të largohen. Ka prova të tjera përveç përgjimeve. Të gjitha telefonatat e tyre dhe familjes do jenë në survejim. Ka edhe metoda të specializuara që kanë siguruar informacion se kanë kontakte me grupe kriminale. Thuhet që edhe materiale hetimore janë hequr nga dosjet që të përfitojnë zyrtarë të lartë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy