Zgjedhjet e 25 prillit/ Arian Çani: Rotacioni është pothuajse gati

Zgjedhjet e 25 prillit/ Arian Çani: Rotacioni është pothuajse gati

Lidhur me qëndrimet e sotme të presidentit Meta, i cili është shmangur pyetjes nëse do dekretojë një qeveri të re të zotit Rama duke folur për 90 mandate që i fiton opozita në zgjedhje, i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV ishte gazetari Arian Çani.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se nëse Rama do dilte forcë e parë nga këto zgjedhje Meta nuk ka mundësi të mos e dekretojë, por sipas tij kjo gjë nuk ka për të ndodhur pasi rrotacioni sipas tij është pothuajse gati dhe në mandat nuk do të shkojë Rama por Basha.

“E para Meta bën mirë që i shmanget pyetjes nëse do e dekretojë apo jo qeverinë Rama 3 sepse ai nuk ka mundësi ligjore për të mos e dekretuar. Është e pamundur të mos dekretojë nëse Rama del forcë e parë. Ka folur për 90 mandate, kjo është e ekzagjeruar duke e ngritur stekën kaq lartë, por ndodh si efekt i fushatës. Meta nuk do ketë nevojë të përballet me realitetin sepse në mandat nuk do shkojë Rama por Basha. Mendoj se rrotacioni është pothuajse gati”, u shpreh Çani.

2.Pamë dje Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin të dalin krah për krah për të dhënë mesazhin se pas zgjedhjeve do jenë sërish bashkë. Kush besoni se mund t’i rezistojnë ftesës së Ramës për të qeverisur bashkë pas zgjedhjeve, gjithmonë nëse mazhoranca aktuale del forcë e parë?

Çani: Ju e dini në politikë gjithçka është e mundur asnjëherë nuk thuhet kurrë. Nesë Rama do kishte luksin që të ftonte dikë për t’ju bashkuar mendoj se Rama ka tre opsione, Bashën, Metën dhe nëse nuk pranojnë këta do thërrasë disa kandidatë për të plotësuar numrin. Mendoj se në një ekuacion të tillë shifrat do e vendosin por nuk besoj që as Basha as Monika ti thonë jo një bashkëqeverisje dhe mund të ndodhë.

3.Disa ambasadorë më në krye zotin Soreca ishin sot në Elbasan ku u takuan me drejtuesit politikë të fushatës. Është e qartë që ndërkombëtarët nuk duan probleme, por nga ana tjetër duket se nuk I ka shqetësuar përdorimi i të dhënave të qytetarëve për fushatë. Si e shihni rolin e ndërkombëtarëve në këto zgjedhje, a janë të baraslarguara nga palët?

Çani: Ata janë gjithmonë me atë që ju duket më i fortë dhe autoritar. Mund të mos jetë autoritar dhe të mos ketë asnjë ide për demokracinë ata prapë janë me atë. Pesha më e madhe e fjalës ju takon amerikanëve. Për databesin e vjedhur që për mua është një super skandal në vend që të goditen kompjuterët e Partisë Socialiste venë dhe goditen ato te Lapsi.al. Kjo tregon se jemi të kapur nga pushteti aktual. Kjo tregon se ata mbështesin kryeministrin aktual.

4. Të flasim pak për ata që quhen patronazhistë, zoti Rama ka mbrojtur punën e tyre, ndërsa nga ana tjetër dy gazetarët Bushati e Skullaku që u thirrën nga SPAk refuzuan të tregojnë burimin e databazës. A mos lë kjo vend për spekullime nga ana e mazhorancës?

Çani: Spekulime është pak të thuash. Kam kohë që kam folur për një regjim në Shqipëri, sado i kamufluar që mund të duket është i hapur. Mendoj se Rama mundohet ta bëjë qesharak si një muhabet kafeneje, por e vërteta është ndryshe, pasi të dhënat janë marrë nga një portal ku ne i kemi besuar të dhënat. Të gjitha partitë kanë databese por ato janë marrë nga një databese e qeverisë dhe ky është skandal. Sot qenka gjetur edhe lista se PS disponon listën e gjithë Shqipërisë. Se kuptoj se si një shqiptar normal që jeton me punën e tij duhet të skandalizohet menjëherë sepse na kthen në diktaturën e Enver Hoxhës kur ishte një spiun dhe sot ndodh e njëjta gjë. Të huajt në Shqipëri duhet të prononcohem për këtë si amerikanet që nuk kanë folur fare për këtë. Duhet të prononcohen nëse nuk duan të humbin besim e shqiptarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy