U vetëhelmua me fostoksinë, hetimet zbulojnë arsyen që shtyu drejt vdekjes ish-kryetarin e komunës

U vetëhelmua me fostoksinë, hetimet zbulojnë arsyen që shtyu drejt vdekjes ish-kryetarin e komunës

Borxhet e krijuara për shkak të varësisë nga bixhozi dyshohet të kenë qenë arsyeja që e ka shtyrë drejt vetëflijimit ditën e djeshme Fatmir Kurtin, ish­-kryetar i komunës Baz. Siç raporton “Panorama”, policia dyshon se dyshohet që 59-vjeçari kishte krijuar një borxh të madh për shkak të bixhozit.

Por nuk përjashtohen as pista të tjera, përfshirë këtu edhe dyshimin se ai është vetëflijuar pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë. Sipas të dhënave të Policisë, dje rreth orës 13:30, një banor i zonës afër varrezave të dëshmorëve të Matit ka njoftuar sallën operative se ka dalluar një person mbi timonin e një makine që nuk jepte shenja jete. Pasi i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal, mjekët kanë konstatuar se 59-­vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe kanë kërkuar dërgimin drejt Tiranës me helikopter për një kurim më të specializuar.

Por pa mbërritur ende në Tiranë, Kurti ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 59­-vjeçari është helmuar duke pirë fostoksinë. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar një kuti cilindrike, ku brenda saj u gjetën dy tableta të këtij helmi. “Fatmiri luante bixhoz dhe kishte borxhe të mëdha. Ai me siguri nuk ka pasur mundësi t’i shlyente borxhet mbi 15 milionë lekë të vjetra”, citon “Panorama” burime nga grupi i hetimit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy