Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës.
Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Kryeministri Edi Rama ka uruar 8 Marsin për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare. Rama uron nënën e tij të ndjerë e më pas të gjitha gratë, nënat dhe vajzat që janë në tokë. Ai i krahason të gjitha me lulet më të bukura të botës.
Mirëmëngjesi, dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë
Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka, në urimin e saj për 8 marsin, u shpreh se çdo ditë e më shumë luftojmë për të drejtat e grave dhe vajzave, për fuqizimin politik, ekonomik dhe social-kulturor të tyre.
8 mars sot! Çdo ditë e më shumë luftojmë për të drejtat e grave dhe vajzave, për fuqizimin politik, ekonomik dhe social-kulturor të tyre.
Gjatë mandatit të Shqipërisë 2022 - 2023 në Këshillin e Sigurimit të OKB, agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbetet një nga prioritetet kryesore.
Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan se se vajzat, gratë dhe nënat shqiptare janë gjysma më e mirë e familjes dhe shoqërisë sonë.
Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, gjysmën më të mirë të familjes dhe shoqërisë tonë, për vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!
Mirënjohje të veçantë për rolin tuaj të pazëvendësueshëm për edukimin e fëmijëve dhe për sakrificat e panumërta që bëni çdo ditë për familjen, duke e mbrojtur dhe lartësuar vlerat e saj.
Të bashkojmë përpjekjet tona për të bërë realitet ëndrrat tuaja në planin personal dhe ato për familjet dhe fëmijët, që të mos hasni pengesa e kufizime në rrugën drejt arritjeve të reja. Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare do ta bëjë vendin edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.
Jeni bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!



