Erdogan paralajmëron kurdët: Referendumi rrezikon të nxisë luftë etnike në rajon

Erdogan paralajmëron kurdët: Referendumi rrezikon të nxisë luftë etnike në rajon

President turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi për rrezikun e luftës etnike dhe fetare nëse Kurdistani irakian do të finalizonte projektin për vetëqeverisje, që Ankaraja e kundërshton hapur.

“Nëse lideri kurd irakian, Massoud Barzani dhe qeveria rajonale e Kurdistanit do të ripërsëritin këtë gabim, atëherë ata do të mbahen mend në histori për peshën e fajit, për nxitje të rajonit tonë në një luftë etnike dhe fetare”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në televizion një ditë pas referendumit kurd për pavarësi në veri të Irakut.

Këto deklarate vijnë një ditë pas referendumit për pavarësi që u zhvillua në provincën autonome kurde në veri të Irakut, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të disa shteteve për të anuluar apo shtyrë referendumin.

Turqia një shtet ku jetojnë rreth 15 milionë kurdë ka dyshime se krijimi i një shteti kurd në kufijtë e saj të mos përhapet si fenomen, ndërsa Ankaraja po përballet me një konflikt të përgjakshëm separatist në juglindje të territorit të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy