
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e të ‘Pa Ekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë si dhe bisedimet e zhvilluara ditën e sotme.
Ai i ka konsideruar këto bisedime të rëndësishme dhe të nevojshme, ndërsa theksoi se synimi i Rusisë nuk është pushtimi i Ukrainës, por përmbysja e qeverisë.
Bisedimet janë gjithmonë të nevojshme, por aq më tepër kur duhet të mbyllet një konflikt janë shumë të mira për tu zhvilluar. Palët u ulën dhe kanë paraqitur pikëpamjet e tyre, por ne nuk dimë asgjë më shumë sepse ata do të shkojnë tek shefat e tyre do të diskutojnë dhe do të kthehen në takimin e dytë dhe aty do të shihet dhe rezultati. Nëse tavolina do arrijë kompromis nuk do interpretohet si humbës. Synimi i Rusisë nuk ka qenë pushtimi i Ukrainës, ajo ka qenë e ndërgjegjshme se s’do e bënte dot ajo ka dashur të ushtroj presion sa më të madh deri në përmbysjen e qeverisë së Zelinskyt.



