Përdhunoi nxënëset e mitura, ekzekutohet dënimi me vdekje për drejtorin e shkollës në Kinë

Përdhunoi nxënëset e mitura, ekzekutohet dënimi me vdekje për drejtorin e shkollës në Kinë

Drejtori i një shkolle në Kinë ju nënshtrua dënimit me vdekje, i shpallur fajtor për dhunën dhe përdhunimin ndaj nxënësve të një shkolle fillore në provincën e Gansu, në veriperëndim të vendit.

Burri u ekzekutua me një injeksion vdekjeprurës më 7 nëntor, pasi u shpall fajtor për krimin e dhunës seksuale ndaj mbi njëzet vajzave të moshës 8 deri në 14 vjeç.

Drejtori Zhang Longji, kishte përdhunuar pesë vajza nën moshën 12 vjeç.

Krimet u kryen gjatë kohës së tij si drejtues i mësimdhënies dhe disiplinës dhe më pas si drejtor i një shkolle fillore lokale në qarkun Jingning.

Gjykata Popullore e Ndërmjetme e qytetit Pingliang e shpalli Zhang fajtor për përdhunim dhe e dënoi me vdekje për shkak të ashpërsisë së krimeve të tij.

Pavarësisht apelimit të Zhang kundër dënimit, Gjykata e Lartë Popullore e provincës la në fuqi dënimin maksimal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy