Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume deklaron se mënyra më efektive për votën emigrantëve është dërgimi me postë dhe jo në ambasada. Në një intervistë për MCN, Kume kërkon gjithashtu një flet votimi sa më të thjeshtë për qytetarët, qëndrim i cili u mbajt edhe nga Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi.



