Një intrigë ndërkombëtare, një skenar i denjë për librat policorë. Pesë të vdekur në bordin e një avioni turistik që ra dje pak minuta pasi u ngrit nga Malta.
Pas ngjarjes së djeshme, teoritë që janë hedhur përfshijë terrorizmin dhe spiunazhin. Viktimat janë tre agjentë sekretë francezë dhe dy punonjës të një kompanie private nga Luksemburgu, e cila i kishte dhënë me qira avionin Ministrisë franceze të Mbrojtjes.
Mediat malteze shkruajnë se avioni ishte drejtuar për në Misurata, qyteti libian që është kthyer në kryeqendrën e luftës mes bandave, me prani të Shtetit Islamik.
Fillimisht u fol për praninë e disa zyrtarëve europinaë në avion, por më pas kjo u hodh poshtë nga BE-ja.
Edhe dogana franceze e hodhi poshtë aludimin se viktimat ishin nëpunës të saj.
Ndërkohë, edhe më misterioze janë shkaqet e rrëzimit të avionit. Autoritetet malteze e kanë përjashtuar mundësinë e një shpërthimi në bord.



