
Aboneja e përgjithshme brenda kryeqytetit nuk do të jetë në qarkullim për 3 muajt e ardhshëm.
Bashkia Tiranë ka njoftuar se për muajin Qershor, Korrik dhe Gusht, aboneja e përgjithshme do të hiqet nga qarkullimi për për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit.
Kjo periudhë tre mujore do të shërbejë për përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volume të reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencave, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit.
Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim. Riorganizimi dhe ristrukturimi i shërbimit të transportit publik në Tiranë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ.



