Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore të Izraelit kundër Iranit kanë mbështetjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Në një mesazh video drejtuar Trump në ditëlindjen e tij të 79-të, Netanyahu theksoi unitetin e të dy vendeve përballë asaj që ai e quajti një kërcënim të përbashkët.
"Armiku ynë është armiku juaj. Ne po përballemi me diçka që do të na kërcënojë të gjithëve herët a vonë. Fitorja jonë do të jetë fitorja juaj", tha Netanyahu.
Kjo është ajo që po bën Izraeli me mbështetjen, mbështetjen e qartë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, popullit amerikan dhe shumë të tjerëve në mbarë botën.
Nga ana tjetër Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar për një përgjigje më të ashpër nëse Izraeli vazhdon sulmet e tij.
"Vazhdimi i agresionit sionist (izraelit) do të përballet me një përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nga forcat e armatosura iraniane", thotë Pezeshkian, sipas mediave shtetërore.
Sipas asaj që raportohet Masoud Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një telefonate me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.



