
Teksa firma e Lulzim Bashës penalizon demokratët të cilët nuk i njeh KQZ për zgjedhjet e 14 majit, nga ana tjetër krahu i Sali Berishës, nuk pranohet si parti.
Në tërë këtë vorbull politike në këtë parti, analisti Ilir Kalemaj në “MCN live”, vlerëson se që në krye të herës, Basha ka treguar se duke mos pasur asnjë plan B, kaloj në apati dhe lejoj Berishën të kalonte në kundërsulm.
Opozita ka miopi politike dhe nuk kanë strategji politike. Basha ka treguar miopi të jashtëzakonshme politike nuk ka pas një plan as kur shpalli non-gratën, as kur kontrollonte 95% të Këshillit Kombëtar, të Kuvendit dhe i kishte defuksionalizuar, dhe ai çfarë bëri, kaloi në apati totale dhe lejoj që Berisha të kalonte në kundërsulm, të merrte partinë realisht.
Basha i kishte të gjitha mundësitë në dorë, kishte të gjitha strukturat në dorë, kishte gjithë mbështetjen ndërkombëtare në dorë, dhe atë guxim politike që ai tergoj, por për mua më shumë ishte i vënë me shpatulla pas murit, o do të dorëzonte kokën e vet në hapsane, o të Berishës, zgjodhi të dorëzonte atë të atij të tij politik.
Kalemaj, poashtu thotë se as krahu tjetër i Sali Berishës nuk kishte strategji, teksa sot ai nuk regjistrohet dot në KQZ as përmes koalicionit.
Sipas tij, Berisha nuk mbledh sot as dy parti parlamentare për koalicion.
Por kjo nuk do të thotë së pala tjetër ka strategji, edhe pala tjetër për mendimin tim ka treguar miopi politike, kishte kohë një vit, që vendimin e Gjykatës së Apleit do ngelte në limitet e kohës, pikërisht për të përçarë opozitën, për të bërë të mundur që opozita të hynte me dy sigla ose më siglën e preferuar në pushtet dhe kjo gjë do të sillte humbjen të rënë të opozitës dhe fitore plebishitare nga ana e mazhorancës, dhe drejt këtij skenari po shkojnë.
Kush ishte plani B i opozitës, situata është qesharak, se partia e Berishës nuk regjistrohet dot në zgjedhje sepse o duhet të mbledh 1% të votuesve në çdo bashki ti regjistroj këta kandidat që është jashtë limiteve të kohës, ose të gjej koalicion po nuk ka ku të gjej partinë e dytë, parlamentare dhe ka kaluar afatin.
Ai në dy parti parlamentare, ka vetëm Vangjel Dulen, dhe nuk ka me vete as me partinë e Agron Dukes, as atë Republikane për zgjedhjet e tyre.



