Një prift katolik në pension dhe ngacmues seksual serial i fëmijëve u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatës i gjykatës penale në New Orleans pasi u deklarua fajtor në dhjetor për përdhunim të fëmijëve.
Por ai qëndroi i heshtur në seancën e dënimit, duke refuzuar mundësinë për t’u kërkuar falje viktimave të tij.
Bëhet fjalë për Lawrence Hecker, tani 93 vjeç, raporton The Guardian.
Më herët gjatë procesit, viktima e përshkroi përdhunimin e saj me detaje rrëqethëse.
“Unë nuk e fal atë”, tha burri, i cili ishte rreth 16 vjeç kur kleriku e sulmoi atë në vitin 1975 në një kishë pranë një shkolle të mesme e cila frekuentohej nga adoleshentët.

Duke aluduar se si eprorët e Hecker-it e kanë mbrojtur atë nga autoritetet policore për dekada, ai shtoi: “Për mendimin tim, kryepeshkopata duhet të jetë me të, sepse edhe ata janë bashkëfajtorë”.
Në seancën e dënimit folën edhe viktima të tjera që u abuzuan seksualisht nga Hecker dhe që ishin përgatitur të dëshmonin në gjyq, të shmangura nga pranimi i fajësisë nga kleriku në dhjetor.



